Site icon PORTALB

Cozman në gjykatë, rrezikon deri në 10 vite burg

Cozman

Së shpejti Cozman do të dalë para gjykatës për drogën që iu sekuestrua kohë me pare. Mëngjesin e 1 marsit, Ylber Abdullahi do të dalë përpara gjyqtarit Martin Deda.

Akuza që rëndon mbi Cozman përcaktohet nga neni 283 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg.

Kujtojmë këtu faktin se për 20 gramë marijuanë, reperi nga Prishtina doli përpara gjykatës së Tiranës, e cila në muajin korrik, e la të lirë këngëtarin kundrejt garancisë prej 5 mijë eurosh.

Por tashmë hetimet kanë përfunduar dhe Prokuroria e akuzon Ylber Abdullahin (Cozman), për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Exit mobile version