Site icon PORTALB

NASA: Një meteor ka rënë në Oqeanin Altantik

foto ilustrim

foto ilustrim

Shkencëtarët njoftuan për rënien e një meteori në Oqeanin Atlantik, konkretisht në afërsi të ujërave territoriale të Brazilit raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e faqes zyrtare të internetit të Agjencisë amerikane e hapësirës (NASA) theksohet se meteori ka krijuar topin më të madh të zjarrtë pas atij që ka rënë në rajonin Çelyabinsk të Rusisë më 15 shkurt 2013.

Mes tjerash theksohet se meteori ka filluar të digjet 30 kilometra mbi oqean dhe 1 mijë kilometra larg bregdetit të Brazilit duke liruar energji të barabartë me 13 mijë ton TNT.

Meteori i rënë me një shpejtësi prej 60 mijë kilometrash në orë në rajonin rus Çelyabinsk kishte liruar një energji të barabartë me 500 mijë tonë TNT duke shkaktuar plagosjen e mbi 1 mijë personave. Një pjesë e madhe e personave të plagosur ishin dëmtuar nga copat e xhamave që u thyen si pasojë e shpërthimit.

Në botë do vit bien afërsisht 30 meteorë. Shumica e meteorëve të cilët janë me dimensione nga 1 deri në 20 metër digjen në atmosferë dhe energjia e përhapur thithet nga atmosfera.

Gjithashtu shumica e meteorëve bien në oqeane për arsyen se tre të katërtat e botës janë të mbuluara me ujë dhe për shkak të kësaj në raste të rralla shënohen dëme jetësore dhe materiale.

Exit mobile version