Site icon PORTALB

Gjermania heq nga tregu çokollatat Snickers dhe Mars

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers e edhe disa produkte tjera në Gjermani të martën pasi në një prej produkteve të saja janë gjetur copëza plastike.

Kompania ka tërhequr të gjitha produktet Mars dhe Snickers, dhe disa lloje të caktuara kutive të ëmbëlsirave me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, nuk ka përmendur sasinë totale të produkteve të prekura e as ndikimin financiar që do të ketë tërheqja e tyre nga tregu.

Exit mobile version