Site icon PORTALB

Ministri serb, kurorë pranë varrit të Esat Pashës

Varri i Esat Pashë Toptanit është vizituar sot nga një politikan serb me pozitë.

Ka qenë ministri i Punës i Serbisë, Aleksandër Vulin, ai që ka nderuar Esat Pashë Toptanin pranë varrit të tij. Vulin ka vendosur një kurorë lulesh në nderim të tij, për atë që e cilësoi si kontribut të tij për Serbinë.

“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin, raporton “Klan Kosova”.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ai ishte shqiptar që i donte serbët për këtë arsye nuk bën të harrohet”, tha Vulin.

Exit mobile version