Site icon PORTALB

Ja çfarë i premtuan ndërkombëtarët Gruevskit që t’i prolongojë zgjedhjet (VIDEO)

Nikolla Gruevski

“Të nderuar qytetarë, në këtë moment janë realizuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike për më 24 prill 2016, këtë e ka të qartë çdo njeri, ashtu siç e ka të qartë edhe atë se pse LSDM nuk do të që të shkojmë në zgjedhjet e 24 prillit, të gjithë i kanë të qarta arsyet. Pas analizave dhe konsultimeve Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, ka marrë vendim që zgjedhjet të shtyhen më 5 qershor, jo për shkak të LSDM-së, por që të mos keqkuptohemi nga  një pjesë e qytetarëve dhe të keqpërdoremi nga të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Maqedoninë”, u shpreh në konferencë për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga 24 prilli më 5 qershor 2016, njofton Portalb.

Sipas tij, përfaqësuesit ndërkombëtarë për prolongimin e zgjedhjeve i kanë premtuar:

Gruevski shtoi se kanë marrë premtim të fuqishëm nga BDI se ata qëndrojnë fortë pas vendimit se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, me ose pa LSDM-në, njofton Portalb.

“Me këtë prolongim u japim gjasë të fundit që të dalin në zgjedhje. Ata që vlerësojnë se VMRO-DPMNE ka bërë shumë kompromis, du t’i porosis se është bërë për popullin tonë dhe nga fuqia e popullit”, shtoi Nikolla Gruevski.

Përndryshe, pak më parë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 83 vota për, 3 kundër dhe 0 të përmbajtur, e votoi vednimin për shpërbërjen e Kuvendit me datë 7 prill, 2016. Parlamenti do të shpërndahet 60 ditë para zgjedhjeve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 5 qershor. /Portalb

Излегле или не на избори, ќе видат што е референдумско гласање…Излегле или не на избори, ќе видат што е референдумско гласање за ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата за подобра Македонија, како политичка гарнитура која најенергично и најодговорно се бори за македонскиот народ и сите граѓани на Република Македонија

Posted by Nikola Gruevski on 2016-02-23

Exit mobile version