Mesazhi i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në rrjetin social Facebook:
Të dashur qytetar, bashkëpartiak, përkrahës, simpatizantë e aktivistë,
po afrohet 5 qershori, një datë e shënuar për të gjithë ne, dita e themelimit tē Bashkimit Demokratik për Integrim si subjekt pasardhës dhe trashëgues i Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare.
Në këto 14 vite gjithmonë qëndruam bashkë dhe u ballafaquam me sukses më të gjitha sfidat para nesh si dhe arritëm shumë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, por njëkohësisht mbetet edhe shumë punë para nesh të cilën përsëri do ta realizojmë bashkë.
Ky përvjetor i joni më 5 qershor do të jetë i veçantë sepse vjen në rrethana shumë sfiduese, prandaj ju ftoj të gjithë juve që të na gjej të pregaditur dhe të bashkuar për ta vijuar rrugën dhe misionin tonë.