Site icon PORTALB

Vetitë shëndetësore të lakrës janë të shumta

Vetitë shëndetësore të lakrës janë të shumta, jo vetëm duke ndihmuar me disa sëmundje, por edhe duke ndihmuar për të ngadalësuar procesin e plakjes

Lakra është e pasur me veti ushqyese dhe me pak kalori. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, dhe vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin, shkruan sot gazeta ‘ZERI’

Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi. P.sh mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi të përgjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C.

Në fakt, ajo ka më shumë vitamina C se portokalli. Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e këshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshëm.

Exit mobile version