Dy sulme me autobomba janë lënë 46 persona të vdekur në qytetin sirian të Homsit, transmeton Klan Kosova.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha se pjesa më e madhe e të vrarëve duket se ishin civilë.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi arritjen e një marrëveshjeje provizore me Rusinë për një armëpushim të pjesshëm çfarë përbën sipas tij afrimin më të madh deri tani me një pushimzjarri të vërtetë.
Qyteti Homs është pothuajse i tëri nën kontrollin e qeverisë dhe rregullisht në të ka pasur sulme me bomba.