Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti sot

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërkaq në vendet më të larta malore pritet të ketë reshje të dëborës. Reshjet e shiut pritet që të ndërpriten gjatë mbrëmjes, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë paradites do të lëvizin nga 5 deri më 8 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 14 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mjegulla dhe reshje të shiut. Temperaturat gjatë paradites, do të lëvizin nga 5 deri më 7 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 10 gradë celsius. /Portalb

Exit mobile version