Site icon PORTALB

Shpend Ahmeti e merr si kompliment kallëzimin penal ndaj tij

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës sot ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është një kompliment për të, transmeton Koha.net.

“LDK Prishtina paska dërguar kallëzim penal për mua, për shkak se i kemi ndal keqpërdorimet në komunën e Prishtinës. Këtë kërcënim nga Samiu e ekipi e marr si kompliment”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version