Ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani dhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa në emër të Qeverisë së Kosovës, nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërkufitarë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për implementimin e IPA programit të BE-së.
Mundësi që sipas Shabanit deri në vitin 2020 të financohen një numër i madh projektesh të reja në rajonet ndërkufitare të të dy vendeve. Në kuadër të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitarë Bashkimi Evropian siguron 8,4 milionë euro. Mjete të cilat sipas, Shabanit do të ju qëndrojnë në dispozicion komunave, organizatave joqeveritare, asociacioneve të biznesit dhe subjekteve tjera jo profitabile të rajoneve ndërkufitare në të dy vendet.