Site icon PORTALB

Ahmeti: Albini u gjuajt me vezë, por ai se ka vjedhur shtetin

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar gjuajtjen me vezë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kjo ndodhi në hyrje të kuvendit të Kosovës. Ahmeti ka thënë se gjuajtja me vezë nuk e ka vetëm aktin fizik të gjuajtjes, por një gjë e tilla e ka edhe kuptimin politik.

Ahmeti po ashtu la lavdëruar edhe qëndrimin e Kurtit pas hedhjes me vezë, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Dua ti permend tri gjëra ketu

1. Qeveria po don me e bo këtë në stilin, “qysh po ju duket juve me ju gjujt me vezë?” Por gjuajtja me veze nuk e ka vetem aktin fizik te gjuajtjes por edhe kutpimin politik. Albini nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Serbine, nuk e ka vjedh kurrë shtetin. Perkundrazi, gjithe jetën ja ka kushtu interesit publik te shtetit dhe kombit

2. Gjuajtja ndodhë brenda perimetrit te Kuvendit. Duke marr parasysh kordonin policor dhe sigurinë për të hyrë në këtë perimetër, është çudi se si këta dy kanë hyrë aty.

3. Qendrimi I Albinit për çdo lëvdatë”.

Exit mobile version