Site icon PORTALB

PKK sulmon tubacionin e naftës Kerkuk-Yumurtalik

Plani së shpejti do të dorëzohet në Qeverinë e Federatës Ruse pas çka do të nënshkruhet, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse të naftës Aleksej Miler

Foto ilustrim

Ministria e Burimeve Natyrore të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (QRKI) njoftoi se prej mbrëmë ka ardhur deri tek ndërprerja e dërgimit të naftës në Turqi, për shkak të sulmit të bërë ndaj tubacionit të naftës Kerkuk-Yumurtalik në qytetin Shanliurfa të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në uebfaqen zyrtare të ministrisë u theksua se “Për shkak të sabotimit të bërë në Shanliurfa brenda kufijve të Turqisë, është ndërprerë dërgimi i naftës nga Rajoni i Kurdistanit drejt Portit Xhejhan”.

Në deklaratën ku është përmendur lufta e forcave Peshmerge kundër organizatës terroriste DAESH dhe krizës ekonomike në QRKI, u tha se “Ky sulm është drejtëpërdrejtë kundër ekzistencës ekonomike të popullatës e cila jeton në rajonin e Kurdistanit. Qeveria është duke i siguruar rrogat dhe nevojat e forcave Peshmerge të cilat luftojnë kundër organizatës terroriste DAESH nga ky tubacion”.

“E dënojmë ashpër këtë sulm. Nga qeveria turke kërkojmë që të rrisin masat e sigurisë. Sepse sulmet e këtilla janë duke bërë dëm të madh popullit i cili jeton në rajonin e Kurdistanit. Për shkak të rënies së çmimeve të naftës qeveria jonë paguan me vështirësi rrogat e Peshmergëve. Sepse të ardhurat nga nafta janë zvogëluar. Ky sulm është duke i bërë dëm të madh luftës së rajonit të Kurdistanit dhe forcave Peshmerge në luftën e tyre kundër terrorizmit”, thuhet nga Ministria e Burimeve Natyrore të QRKI-së.

– “PKK-ja mos të përzihet në punët e brendshme të Kurdistanit”

Nga ana tjetër kryeministri i QRKI-së Neçirvan Barzani në deklaratën e tij për mediat lokale tha se “PKK të largohet nga ndërhyrja në punët e brendshme të rajonit të Kurdistanit. “Transferimi i energjisë dhe gazit natyror nuk ka asnjë anë e cila mund ti interesojë PKK-së. Kjo tërësisht është në lidhje me rajonin e Kurdistanit dhe me punët e brendshme të Irakut. Në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë iniciativat e PKK-së në këtë drejtim”, thonë nga ministria në fjalë.

Exit mobile version