Site icon PORTALB

Ndryshimi i temperaturave rrit fluksin e pacientëve nëpër spitale

Pacienta

Temperaturat pranverore të ditëve të fundit kanë rritur fluksin e pacientëve nëpër klinikat e vendit. Mjekët thonë se këto ndryshime të temperaturave ndikojnë tek të gjithë, por të sëmurët kronik janë më të prekurit nga këto ndryshime, njofton Alsat M.

Në këto kushte atmosferike, ku vendi është kapluar nga rrymat e ngrohta afrikane, ekspertët kërkojnë të bëjmë kujdes me veshjet dhe me konsumimin e ushqimeve.

“Të shtohet konsumimi sa më shumë i lëngjeve , konsumimi i pemëve , perimeve të mos hamë ushqime të konservuara që sadopak të vetëmbrohemi meqë temperaturat nuk mund ne t’i kontrollojmë ngaqë ata vijnë nga lartë”, theksoi Bekim Ismaili, Mjek i Përgjithshëm.

Exit mobile version