Site icon PORTALB

Lëvizja Besa sot takim me LSDM-në

Bilall Kasami, BESA

Bilall Kasami, BESA

Në frymë të takimeve me partitë opozitare në lidhje me zhvillimet aktuale politike, sot Lëvizja BESA do të realizojë një takim me partinë LSDM. Në takim do të jenë të pranishëm kryetari i Lëvizjes, Bilall Kasami dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Takimi do të zhvillohet në restorantin “Tivoli” në Shkup në orën 13.00.

“Pas takimit, mediat do të mund të marrin deklarata nga pjesëmarrësit në takim”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Exit mobile version