Site icon PORTALB

Opozita: Mbi 100 mijë pjesëmarrës në protestë

Protesta e opozitës në Prishtinë

Opozita e bashkuar ka njoftuar se më shumë se 100.000 qytetarë të kanë marrë pjesë  në protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar

“Pjesëmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anëve të Kosovës, prej qyteteve e fshatrave, e masivisht prej kryeqytetit, Prishtinës. Protesta nisi në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare, dhe vazhdoi në formë marshimi deri te Sheshi Skënderbe. Aty qytetarëve iu drejtuan me fjalime deputetë e udhëheqës të subjekteve opozitare, Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

“Populli i Kosovës është ngritur në këmbë, masivisht, për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe për tak undërshtuar këtë Qeveri që me cdo kusht po i shtyn këto marrëveshje përpara. Një Qeveri që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e vendit, nuk ka legjitimitet e as legalitet ta udhëheqë vendin”.

“Marrëveshjet tashmë janë anuluar prej verdiktit popullor, dhe kësaj Qeverie i mbetet vetëm të largohet, menjëherë. Këtë po e kërkon sot populli i Kosovës, në sheshet e Prishtinës, në protestën më të madhe të pasluftës në Kosovë. Nëse Qeveria nuk e dëgjon fjalën e popullit, atëherë protestat do të bëhen intensive e të pandërprera. Sot populli me prezencën dhe zërin e tij e ka shkarkuar Qeverinë e Kosovës” thuhet në një njoftim për media të Opozitës, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version