Site icon PORTALB

Priten reforma të reja për shkollat e mesme profesionale në Maqedoni

Shkollë e mesme profesionale

Shkollë e mesme profesionale

Në bazë të nevojës së tregut të punës do të reformohet shkolla e mesme profesionale (katër vjeçare). Me modernizimin do të përfshihen 14 drejtime, 52 profile arsimore dhe 1.300 programe mësimore. Ministria për Arsim dhe Shkencë, ka zgjedhur konzorcium internaticonat të cilët janë ekspertë nga Italia dhe Turqia, njofton Portalb.

Këto të fundit, do të vlerësojnë se cilat programet mësimore duhet plotësisht apo pjesërisht të ndërrohen, cilat do të jenë lëndë të reja që do të merren nga librat botëror. Gjithashtu do të sillen edhe mjete të reja mësimore.

Reformat në arsimin profesional duhet të mbarojnë në vitin 2018 dhe do të realizohen në faza. Ky investim do të kushtojë 2 milionë euro. /Portalb

Exit mobile version