Prokuroria speciale publike, Katica Janeva, nga Prokuroria publike Shkup ka kërkuar lëndën “Magjar telekom”, si dhe lëndët kundër Zoran Verushevski për armbajtje pa leje dhe djalit të tij, i cili akuzohet për prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore, kumtoi Prokuroria publike, njofton Portalb.
Nga Prokuroria reagojnë se me lëndët që i ka kërkuar Janeva i ka thyer kompetencat e saja, sepse siç thonë nga Prokuroria, këto lëndë nuk dalin nga përmbajtjet e materialeve të përgjimeve.
“Prokuroria publike- Shkup vlerëson se Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve jo ligjore të komunikimeve kërkesat i bazon në dispozitën e nenit 11, paragrafi 2 nga Ligji për Prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve jo ligjore të komunikimeve, por e njëjta nuk e merr parasysh nenin 11, paragrafin 1 nga Ligji, në përputhje me atë Prokuroria publike do të merr kontroll mbi lëndët që bien nën kompetencat e së njëjtës. Kompetencat janë të rregulluar me nenin 5, paragrafi 1 nga Ligji. Njëherit, në këtë dispozitë qartazi është thënë se prokurori publik që do të autorizohet të hetojë dhe të ndjekë vepra penale që dalin nga përmbajtja e përgjimeve jo ligjore, siç është definuar në nenin 2 paragrafi 1 nga Ligji. Prokuroria publike- Shkup vlerëson se lëndët që kërkohen nuk janë të lidhura dhe as nuk dalin nga materialet për përgjimet, prandaj kërkesa e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale që dalin dhe janë të lidhura me përgjimet e paligjshme nuk janë në përputhje me Ligjin dhe me kërkesën e këtillë janë shkelur kompetencat që Prokurorisë i garantohen me ligj”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Për shkak kësaj, Prokuroria publike ka parashtruar kërkesë deri te Këshilli i prokurorëve publik që të prononcohet dhe të vendosë nëse Janeva ka vepruar sipas ligjit ose i ka shkelur këto kompetenca.
“Prokuroria publike- Shkup kishte parasysh neni 7, paragrafi 3 nga ligji, sipas të cilit legaliteti i veprave të prokurorit publik që udhëheq me atë prokurori çmon Këshillin e prokurorëve publik të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë./Portalb