Site icon PORTALB

Siri, pas sulmeve ruse ndaj spitalit nxirren 11 trupa të pajetë

Siri, sulm në një spital

Pas sulmit të djeshëm të avionëve rusë mbi spitalin në Idlib të Sirisë, nga rrënojat u nxorrën 11 trupa të pajetë, ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA), zëdhënësja e Mjekëve pa Kufij të Turqisë.

Sipas saj, ende po vazhdojnë operacionet e kërkim -shpëtimit nga rrënojat e spitalit. Ozturk kujtoi se spitali Maret al-Numan u bombarduan dje në mëngjes.

“Kemi frikë se numri i të vdekurve mund të rritet”, tha Ozturk.

Në spital në kohën e sulmit ndodheshin 25 punonjës të shëndetësisë. Nga ky numër, 15 u shpëtuan pa lëndime, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

“Deri tani kemi gjetur pesë trupa të punonjësve të shëndetësisë, pesë pacientë dhe trupin e një punonjësi të stafit. Ne do të vazhdojmë me veprimet e kërkim-shpëtimit. Nuk dihet se sa pacientë ishin në spital gjatë sulmit”, shpjegoi Ozturk.

Që nga fillimi i këtij viti janë kryer 17 sulme ndaj spitaleve në Siri.

Exit mobile version