Site icon PORTALB

Tetovë, Arifi priti delegacionin e Këshillit të Europës

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi

Sot, në ambientet e Komunës së Tetovës, Kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi ishte nikoqire e një delegacioni 5 antarësh të Këshillit të Europës.

Kryetarja Arif, pas takimit vlerësoi faktin që vlersimi i këtij misioni ka qenë për tu takuar edhe me nivelet lokale.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe delegacioni i Këshillit të Europës

“Biseduam kryesisht për gjendjen dhe zhvillimet e përgjithshme politike, për sa i përket realizimit të obligimeve komunale, sa funksionon decentralizimi dhe i informova për sa i përket aktiviteteve dhe projekteve që ka Komuna e Tetovës me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Komunitetin Europian”, tha Arifi.

Më pas Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi theksoi se qëndrimi i misioneve të tilla do të jetë më i shtur në muajt në vijim.

Ajo u shpreh se gjithmonë do të jetë e hapur që të jep informacione dhe opiniopne për sa i përket zhvillimit dhe përparimit të situatës politike dhe çështjeve tjera.

Exit mobile version