Site icon PORTALB

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Komisione Kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mblidhen katër komisione.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane është debati publik në temë “Prioritete urgjente të refromave për Republikën e Maqedonisë – pika e 5-të. Mediat: Media të pavarura dhe profesionale dhe liria e shprehjes”.

Para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme do të prezantohen platformat për aktivitetet diplomatike të ambasadorit të sapoemëruar të Maqedonisë në Turqi Xvonko Mucinksi, të ambasadorit të sapoemëruar të Maqedonisë në Bullgari Marjan Gjorçev dhe të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë në Republikën Federative të Brazilit, Ivica Boceski.

Anëtarët e Këshillit nacional për eurointegrime duhet të miratojnë shënime nga disa seanca të mbajtura, të debatojnë për Propozim-Rezolutën e Parlamentit Evropian për Raportin për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, të parashtruar nga eurodeputeti dhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë Ivo Vajgëll, si dhe për Raportin për punën e Këshillit nacional për eurointegrime për vitin 2015.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim.

Exit mobile version