Site icon PORTALB

Lunaçek: Festoni pa dhunë, ashtu si ju mësoi Ibrahim Rugova

Ulrike Lunacek

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka publikuar një deklaratë lidhur me protestat e nesërme të opozitës.

Lunacek ka tërhequr vërejtjen se, transmeton kp, një episod i ri i dhunës në protestat e nesërme do të dëmtonte procesin e liberalizimit të vizave.

Duke kujtuar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, Lunacek ka bërë thirrje për protesta paqësore në Ditën e Pavarësisë:

“Pas finalizimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së këtë vit dhe kur kanë mbetur vetëm edhe pak hapa për të shkuar drejt liberalizimit të vizave ka arsye të mira për të festuar Ditën e Pavarësisë nesër. Por, ky përvjetor i pavarësisë së Kosovës, do të duhej të shfrytëzohej edhe për të kujtuar Ibrahim Rugovën, laureatin e Çmimit Sakharov nga viti 1998, i cili vdiq 10 vjet më parë. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës dhe çfarë është më e rëndësishme për politikat e sotme të vendit, ai është simbol i përpjekjeve paqësore, një poet i madh dhe lider i shqiptarëve të Kosovës në rrugëtimin drejt të ardhmes evropiane. Kështu që, unë inkurajoj të gjitha partitë politike të vazhdojnë punën e tyre pas tetë vitesh pavarësi me sjellje konstruktive dhe frymë evropiane dhe të kujtoj atë për traditën e mirë të Kosovës për rezistencë pa ndonjë veprim të dhunshëm.

Si një mike e mirë e Republikës së re të Kosovës do të pendohesha thellë nëse këto festime do të prisheshin dhe të përshkallëzonin në dhunë. Progresi i Kosovës brenda vendit, po ashtu, drejt Evropës është duke u dëmtuar tashmë nga protestat e dhunshme paraprake. Nëse këto protesta edhe nesër bëhen të dhunshme, nuk do të dëmtohet vetëm imazhi i Kosovës – që është përmirësuar gjatë viteve të kaluara – por do të vë edhe një hije të re në përpjekjet për të arritur udhëtim pa viza për kosovarët.

Në këtë mënyrë, unë i bëj thirrje opozitës dhe Qeverisë që të festojnë Ditën e Pavarësisë në këtë mënyrë të veçantë, të cilën Ibrahim Rugova ia mësoi popullit të tij të shtetit të porsalindur.”

Exit mobile version