Barcelona raportohet se është interesuar për të transferuar qendërmbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli, në Camp Nou në fund të sezonit.
21-vjeçari kaloi te Milani verën e kaluar duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe deri tani ka shkëlqyer në 26 paraqitjet për ekipin milanez.
Sipas “Fichajes”, Barça ka vëzhguar mbrojtësin në fitoren 2 me 1 ndaj Genoas dhe synon ta transferojë gjatë verës.
Romagnoli ka 11 paraqitje për Italinë U-21.