Site icon PORTALB

Përfshihet nga zjarri ndërtesa e EVN-së në qendër të Shkupit (VIDEO-FOTO)

Një zjarr shpërtheu sot paradite në ndërtesën e ELEM dhe EVN Maqedoni në qendër të Shkupit. Nga SPB Shkup informojnë se zjarri është denoncuar në orën 9:45 minuta.

Ekipet zjarrfikëse intervenuan me gjashtë automjete dhe me topa uji arritën që ta shuajnë zjarrin. Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar dhe për dëme të shkaktuara materiale. Më tepër detaje kompetentët paralajmëruan për më vonë gjatë ditës.


Exit mobile version