Site icon PORTALB

Mançevski: Gruevski, tregu se cili është roli yt në shoqërinë kriminele (VIDEO)

Damjan Mançevski

“Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ende nuk gjendet në publik që të deklarojë se cili është roli i tij në shoqërinë kriminele dhe si është involvimi i tij. Do të vijë koha kur vjedhja do të ndalojë dhe paratë do të kthehen”, deklaroi sot, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, njofton Portalb.

Sipas tij, me 630 milionë euro për Shkupi 2014, me 35 milionë për ndërtesë të re të Bankës Popullore, me 600 mijë euro të “mercedesit” të tij, deri më tani banorët e Komunës së Çashkës dhe Jabollçishtes do të jetonin shumë mirë.

“Menjëherë pas ndërrimit të pushtetit, LSDM, ju premton se do të ndërtojë autostradë e cila do ta lidhë Velesin-Prilepin-Manastirin dhe Mexhitlijën, që do të kalojë mu nga ky regjion. Do t’i rinovojmë rrugët, do të investojmë në sistemin-hidrocentral, do të hapin vende të reja të punës dhe veçmas në këtë regjion do të mundohemi që të njerëzit që merren me bujqësi të fitojnë kushte më të mira duke hapur bizneset e veta”, premtoi Mançevski. /Portalb

Exit mobile version