Site icon PORTALB

Welbeck: Ndjenjë e mirë të shënosh golin e fitores

Danny Welbeck

Sulmuesi i Arsenal, Danny Welbeck ka thënë se ndjehet i lumtur për golin e fitores që shënoi sot në ndeshjen ndaj Leicester City.

Gunners mposhtën skuadrën e Ranierit në minutat shtesë të takimit me golin e anglezit.

“Ishte gol i rëndësishëm, por më e rëndësishme ishte fitorja, pra morëm tre pikë dhe tash jemi ofruar më shumë kreut”, ka thënë Welbeck.

Kjo përndryshe ka qenë paraqitja e parë e tij që nga prilli, pasi që është përballur me një lëndim, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version