Site icon PORTALB

Njihuni me lulen që ka buzë (Foto)

Këto buzë të mahnitshme në ngjyrë të kuqe i përkasin një bime të njohur si “Psychotria Elata”, një bimë tropikale që rritet në pyjet e vendeve si Kolumbi, Kosta Rikë, Panama dhe Ekuador.

Ndryshe, Psychotria Elata quhet edhe “Buzët e prostitutës” ose “Bima me buzë tërheqëse”.

Bima me sa duket ka evoluar në formën e saj aktuale për të tërhequr më shumë insektet e tilla si fluturat, shkruan Gazeta Express.

Sipas Oddity Central, këto buzë janë të dukshme vetëm për një kohë të shkurtër, para se bima të hapet plotësisht dhe të zbulojë lulen e saj.

Exit mobile version