Celtic në janar kishte transferuar në formë huazimi nga Manchester City talentin Patrick Roberts, ndërsa raportohet se kishte bërë një ofertë shumë të mirë edhe për talentin kosovar Bersant Celina.
E përditshmja angleze Daily Mail raporton se ishte trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini kishte bllokuar huazimin e tij në Celtic.
Pellegrini ka insistuar se ai mund të luaj një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit në Premier Ligë, transmeton Koha.net.
Celina deri më tani është paraqitur në tri ndeshje me skuadrën e parë të Cityt, ndërsa në paraqitjen e tij të fundit kishte asistuar në golin e Kun Agueros në humbjen ndaj Leicester Cityt.