Rita Ora ka pohuar se X Factor dhe The Voice janë duke luftuar që ta kenë atë në shfaqjen e tyre.
Duke gjykuar në të dy konkurset e larta të talenteve në Mbretërinë e Bashkuar, ajo tha se është e lumtur për të parë rivalët duke u ndeshur për të, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë për The Sun: “Unë shpresoj se ata do ta mbajnë luftën për mua, nuk e di në fakt se çfarë po ndodh, por më pëlqen”.
Këngëtarja 25 vjeçare nuk ka vendosur të tregojë se cilin e preferon, dhe insiston se ajo është e zënë me angazhimet e saj për regjistrimin e albumit.
“Nuk kam marrë ndonjë vendim”, tha ajo.
“Kam qenë e përqendruar në regjistrimin e albumit tim të ri”.
Duke kaluar nga The Voice, Ora ka arritur të fitojë çmimin e parë në vitin e saj të parë parë në X Factor, me garuesen Louisa Johnson .