Site icon PORTALB

Mançevski: Paratë që i kanë dërguar në Belize, do t’i kthejnë deri në denarin e fundit

Damjan Mançevski

Damjan Mançevski

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, bashkë me anëtarët e Komitetit Qendror të LSDM-së, dje vizituan Manastirin, njofton Portalb,

“Paratë që Gruevski  i ka vjedhur, patjetër duhet t’i kthejë, ato janë paratë tona, të fituara nga djersa jonë”, ka porositur nënkryetari i LSDM-së, Mançevski.

Ai ka shtuar se Maqedoni ka shkuar 10 vite pas për shkak të kriminalitetit në qeverisjen e Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij.

“Ka harxhuar mbi 630 milionë euro për përmendore, rrotë panoramike, për mermer dhe bronz në Shkup. Paratë që i kanë dërguar në Belize, do t’i kthejnë deri në denarin e fundit. Për kriminalitetin, çdokush që e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet përpara ligjit”, shtoi Mançeski. /Portalb

Exit mobile version