Site icon PORTALB

RDK: Kryefjala e zhvillimit të vendit është sundimi i ligjit

Prokuroria Speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim të fuqishëm se asnjë person ose grupacion nuk do të mund të strehohet nën ombrellën e logos partiake, pavarësisht se a bëhet fjalë për një llogo partiake apo bashkëpunim i shumë logove partiake, dhe kjo u dëshmua edhe njëherë nga veprimet e fundit të Prokurorisë speciale, edhe pse shumë njerëz brenda dhe jashtë dyshonin se ky institucion do të ketë guxim të ndërmarr veprime të tilla. Nëse dikujt këto veprime i dukej të paimagjinueshme dhe se mund të shihen vetëm në filma, tani ju themi se filmi sapo ka filluar”, thuhet në kumtesën e RDK-së…

Nga atje shtojnë se Rilindja Demokratike Kombëtare ka theksuar se kryefjala e zhvillimit të vendit drejt strukturave euroatlantike është sundimi i ligjit dhe fuqizimi i institucioneve.

“Zhvillimet e fundit nga ana e institucionit të ri të Prokurorisë Speciale argumentojnë fuqishëm qëndrimin konsistent të RDK-së se sundimi i ligjit do të arrij te çdo individ apo grupacion që ka guxuar të cenoj dhe dobësoj në maksimum institucionet e vendit. Institucionet e vendit janë cenuar aq rëndë nga forcat destruktive për një periudhë të gjatë kohore, saqë kërkohet një punë e jashtëzakonshme e të gjithë forcave progresive në vend që të sjell një ekuilibër në rikthimin e sundimit të ligjit”, shtojnë nga RDK.

Exit mobile version