Site icon PORTALB

Bashar al Assad: Unë krime lufte?! Mungojnë provat!

Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Në një intervistë dhënë për AFP-në, presidenti sirian Bashar al Assad tha se ka ndërmend të rimarrë nën kontroll të gjithë vendin, porse sipas tij duhet pak kohë për shkak të përfshirjes së fuqive rajonale.

Orë pasi fuqitë botërore ranë dakord për të çuar përpara armëpushimin për një periudhë 1-javore, Assad deklaroi se do të vazhdojë të luftojë terrorizmin paralelisht me gjithë proceset ndërkombëtare që do të zhvillohen për arritjen e paqes.

Nga ana tjetër, ai hodhi poshtë akuzat e bëra së fundmi nga Kombet e Bashkuara ndaj qeverisë së tij për krime lufte. Assad i cilësoi akuzat si “politike” dhe tha se, hetimet e kryera nuk kanë treguar asnjë provë për këto pretendime.

Exit mobile version