Site icon PORTALB

Medvedev: Bota është shumë pranë Luftës së Tretë Botërore

Dimitri Medvedev

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar sot se hyrja eventuale forcave arabe në luftën e Sirisë, do të mund të ndezte “luftën e tretë botërore”, dhe ka bërë thirrje që në vend të këtij veprimi të fokusohen në bisedime për armëpushim.

“Amerikanët dhe partnerët e tanë arabë duhet të mendojnë seriozisht për këtë: nëse dëshirojnë luftë të përhershme”, ka deklaruar Medvedev gjatë një interviste dhënë të përditshmes gjermane “Handelsblatt”.

“A po mendojnë vërtetë se shumë shpejt do të korrnin fitore në një luftë të tillë?”, ka pyetur kryeministri rus. Ai theksoi se gjitha palët duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve, e jo të mendojnë të provokojnë luftën e tretë botërore.

Exit mobile version