Aurora Ndrio Karameti – Nominohet për librin “MAQEDONIA viti 1: Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik”. Libri flet për problematikën e ndërlikuar që shënoi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni i konstruktuar nëpërmjet mediave çka është me interes si për opinionin shqiptar ose maqedonas ashtu edhe për opinionin ndërkombëtar, veçanërisht atë shkencor.
Bekim Kadriu – Nominohet për botimin e tri librave të rëndësishëm në fushën e së drejtës, ku veç kontributit shkencor u vlerësua për gjetjet gjuhësore në jurispodencën mbarëshqiptare. Ai gjatë 2015 fitoi edhe çmimin ,,13 Nëntori” për kontributin e tij në sferën e shkencës dhe publicistikës.
Lindita Ahmeti – Nominohet për librin poetik “Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim“. Libri është cilësuar një mrekulli estetike. Një libër që ka shumë thellësi dhe tejet i ndjerë. Kritikët e kanë cilësuar si një arritje e konsiderueshme në letërsinë shqipe.
Botues i librit është redaksia e Portalb-it.
Qemal Murati – Nominohet për botimin e librit “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni”. Fjalori përmbanë mbi 20.000 përshkrime të mbledhura nëpër vendbanimet shqiptare të Maqedonisë.
Skënder Asani – Nominohet për librin “Çaulevi dhe vepra e tij për Shqipërinë” duke sjellë në histeorigrafinë shqiptare një enciklopedi ngjarjesh të ndodhura në Shqipëri në çerekun e parë të shekullit XX. Dr. Skënder Asani gjithashtu drejtoi botimin e katalogut “Guximi qytetar në kohë të vështira” që përmban materjale arkivore që zbulojnë për herë të parë familjet nga Maqedonia që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.