Site icon PORTALB

Ndikimi në afirmimin e kulturës (institucione)

Milingona e Artë 2015

Milingona e Artë 2015

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – “Loja” – Nominohet për aktivitet e saja me të cilat i sjell publikut dhe vetë artistëve mundësi të reja të komunikimit kulturor. Me aktivitetet e saja që ndër të tjera përfshin rezidenca artistike, debate, festaval filmash, etj. qendra “Loja” tenton të krijojë jo vetëm impakt kulturor dhe artistik por edhe social.

 

Qendra kulturore Informative Shkup – Nominohet për evidentimin dhe krijimin e hapësirës institucionale për artistët e ndryshëm sidomos ato shqiptarë. QIK gjatë vitit 2015 ka realizuar dhjetra aktivitete si ekspozita, promovime librash, koncerte të muzikës klasike dhe asaj moderne, duke afirmuar kështu direkt klulturën dhe artin.

 

 

 

 

Teatri Poshka – Nominohet për organizimin e festivalit “K’tu Fest” duke i dhënë stinës së verës art dhe kulturë. Festivali solli pranë publikut emra të shquar të artit mbarë shqiptar. Gjithashtu realizoi 4 premiera të shfaqjeve për fëmijë dhe të rritur. Ky teatër merret edhe me edukimin e brezit te ri duke përdorur teatrin si mjet.

 

 

 

 

 

Tetri i Tetovës – Nominohet për realizimin me sukses të 3 premierave. Me dy prej tyre morri pjesë në disa Festivale në vend dhe jashtë prej ku edhe u kthyen me shpërblime. Edhe këtë vit Teatri i Tetovës realizoi me sukses edicionin 4 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Tetovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sektori për Kulturë – Komuna Tetovë – Nominohet për organizimin e dhjetëra aktiviteteve kulturore por edhe për sjelljen pranë publikut të emrave më në zë të artit shqiptar. Veçohen koncertet e violinistit Shkëlzen Doli, sopranos Inva Mula, aktivitetet „Vera e kulturës Tetovare“, „Tetova Feston Nëntorin“ si dhe projekte të tjera me koncerte artistike, shfaqe teatrale, promovime.

Exit mobile version