Site icon PORTALB

Portalb nënshkruajti Kartën për raportim etik për zgjedhje

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë

Në hapësirat e Infoqendrës së BE-së në Shkup, redaksia e lajmeve Portalb e nënshkruajti Kartën për raportim etik për zgjedhjet, të propozuar nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM).

Kartën në fjalë, e nënshkruajtën shumica e mediumeve më të mëdha të Maqedonisë, Alsat M, Kanal 5, Tv Sitel, Alfa Tv, etj.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në Mediumet e Maqedonisë, Marina Tuneva, bëri thirrje për informim të drejtë, të saktë dhe paanshmëri duke i respektuar të gjitha rregullat gazetareske.

“Gjendemi në një krizë të mediumeve, publikut i duhen informata të sakta dhe të li, për këtë arsye, KEMM, e ka parë të arsyeshme që ta ndërmerr këtë iniciativë”, tha mes tjerash, Tuneva.

“Ne, gazetarët, redaktorët, dhe drejtuesit e mediave, duke respektuar të drejtën e publikut për të qenë i informuar në mënyrë objektive, të drejtë dhe me kohë, me përgjegjësi dhe vetëdije të plotë për rolin e mediave lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, pranojmë këtë Kartë dhe pajtohemi që gjatë punës së mediave tona”, me këto fjalë u betuan shumica e mediumeve të Maqedonisë.

Nënshkruesit e kësaj Karte pajtohen se do t’u përmbahen parimeve të saj, dhe do të angazhohen në mënyrë aktive për afirmimin e etikës dhe profesionalizmit gjatë raportimit.

Kjo kartë parasheh që nënshkruesit t’u përmbahen këtyre parimeve:

Parimi i vërtetësisë dhe objektivitetit

Parimi i ekuilibrimit

Parimi i dallueshmërisë së qartë midis informacioneve dhe komenteve

Parimet e ndershmërisë dhe neutralitetit

Parimi i solidaritetit profesional Gjatë punës së saj, media do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e qëndrimeve, dhe nuk do të veprojë në atë mënyrë që do të nënkuptonte qërim hesapesh me mediat dhe kolegët tjerë.

Parimi i pavarësisë redaktuese dhe integritetit profesional

Parimi i respektit dhe tolerancës

Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë

Exit mobile version