Site icon PORTALB

ASHMAA e dënon sjelljen e Llatasit: Të ndërmarrin masa KEMM dhe shoqatat e gazetarëve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

“Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e dënon mosrespektimin e parimeve dhe standardeve gazetareske nga ana e kryeredaktorit të TV Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, gjatë emisionit të mbrëmshëm ku e pati të ftuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev”, reagojnë nga Agjencia, njofton Portalb.

“Në vend të një intervistës në të cilën pikëpamjet dhe mendimet e ndryshme do të marrin trajtim me të cilën publiku do të mund vet ta formojë mendimin e vet për temat aktuale të përgjithshme politike, shikuesit panë mënyrë joshembullore të komunikimit, zënkë dhe fyerje”, shtojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Sipas tyre, “intervista” e mbrëmshme, ka qenë jo-profesionale dhe nuk ka pasur respekt ndaj bashkëbiseduesit, gjithashtu nuk janë respektuar standardet gazetareske.

Nga Agjencia bëjnë thirrje deri te Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë dhe shoqatat e gazetarëve që t’i ndërmarrin të gjitha masat me të cilat disponojnë. /Portalb

Exit mobile version