Site icon PORTALB

Vritet me armë zjarri një 42-vjeçar në Durrës

Policia shqiptare

Policia e Shqiperisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së mërkurës në Durrës. Një person është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij, njofton TCH.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Xhevahir Brasha, 42 vjeç. Mësohet se autorët, pasi e kanë qëlluar për vdekje 42-vjeçarin, e kanë hedhur më pas në një kanal pranë mbikalimit të Fllakës, ku është gjetur nga familjarët e tij.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vrasjes. 

Exit mobile version