Kuajt janë në gjendje të dallojnë fytyrat e lumtura dhe të zemëruara të njerëzve.
Shkencëtarët e Universitetit Sussex në Britaninë e Madhe kanë përdorur fotografi të fytyrave të burrave dhe kanë vërejtur se kuajt e zbutur “reagojnë negativisht” ndaj fytyrave të zemëruara.
Gjetjet janë botuar në revistën Biology Letters.
Eksperimenti është bërë me 28 kuaj.
“Rezultati kryesor është se kuajt i shohin me syrin e majtë fytyrat e zemëruara”, ka thënë hulumtuesja Amy Smith.
Rezultate të ngjashme janë konstatuar së voni edhe te qentë e shtëpisë.