Site icon PORTALB

Si ta dini që foshnja juaj është e sëmurë

Ilustrim

Foshnjat qajnë për çfarëdo, por si ta dini kur ato vërtetë po përjetojnë dhimbje.

Ja 8 shenja që tregojnë se foshnja juaj është e sëmurë:

1.Tempraturë

Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebit ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni. Telefononi mjekut nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperaturë rektale mbi 38 gradë, ose nëse bebi juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre gradë Celsius. Edhe nëse temperature është më e ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebi ka skuqje, irritohet, nuk do të ushqehet, mezi mer fryme, qafë të ngurtë, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.

 

2.Dehidratim

Dehidratimi mund të ndodhë nëse bebi nuk po ushqehet sic duhet, ka temperaturë, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nëse bebi ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli (pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë. Nëse mendoni se bebi është i dehidratuar telefononi mjekun.

 

3.Diare

Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse shihni gjak në jashtëqijte (e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebi bën urinën më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pinë lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.

 

4.Vjell

Të miturit zakonisht nxjerrin bështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë. Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.

 

5.Vështirësi në frymëmarrje

Nëse bebi ka probleme në frymëmarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.

Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebi ka probleme me frymëmarrjen:

Bebi merr frymë më shpesh se zakonisht

Indi midis brinjëve, poshtë dy kockave të shpatullave, ose në pjesën e sipërme të barkut thithet brenda kur bebi merr frymë.

Koka e bebit rri e varur

Buzët ose lëkura e bebit merr ngjyrë të kaltërt.

 

6.Skuqje, rredhje ose gjakderdhje

Nëse kërthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun. Këto janë shenja të një infektimi.

 

7.Puçrrat

Puçrrat (me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse pucrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos në fytyrë, ose shoqërohet nga temperaturë, rrjedhje, gjakderdhje ose enjtje, ose nëse pucrat duken të infektuara.

 

8.Të ftohtit

Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundësh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa ditë, dhe një kollë që mund të zgjasë 2 deri në 3 javë. Simptoma më të rënda kërkojnë kujdesin e mjekut.

Telefonojini mjekut nëse:

-Temperatura e bebit është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.

-Nëse bebi ka skuqje dhe vështirësi në frymarrje përshkruar si më sipër.

-Bebi juaj grindet dhe qan shumë.

-Kolla e bebit tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.

-Bebi po vjell.

-Simptomat e bebit zgjasin më shumë se 2 javë.

 

Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qoftë se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun.

Exit mobile version