Site icon PORTALB

Turne basketbolli për femra në Çair

Klubi i basketbollit Shkupi

Të mërkurën dhe të enjten (nesër edhe pasnesër) në organizim të komunës së Çairit dhe klubit të basketbollit Shkupi do të organizohet turneu ndërkombëtar në basketboll për femra.
Në këtë turne do të marrin pjesë katër skuadra: Prishtina (Kosovë), Durrësi (Shqipëri), Klubski nga Dellçeva dhe Shkupi.

Turneun do ta hapin KB Shkupi dhe KK Klubski (ora 18:00), ndërsa më pas rreth orës 19:15 minuta do të zhvillohet ceremonia e hapjes së turneut.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair./lajm

Exit mobile version