Site icon PORTALB

Dy të vdekur në një aksident në rrugën që lidh Tiranën dhe Elbasanin

Aksident në rrugën që lidh Tiranën dhe Elbasanin

Aksident në rrugën që lidh Tiranën dhe Elbasanin

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur pak pas mesditës së të martës në aksin rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin, u ka marrë jetën dy personave.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Ura e Farkës. Dy automjete, një “Alfa Romeo: me targa “AA 378 EE” me drejtues shtetasin Denis Dervishi dhe një mjet kamion me targa “TR 7659 G”, me drejtues Alban Stafa janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo”, shtetasi Denis Dervishi dhe një tjetër person që udhëtonte me të, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake, si dhe po punon për identifikimin e viktimës së dytë, shkruan Top Channel.

Exit mobile version