Site icon PORTALB

Fillon procesi gjyqësor “Lagjja e Trimave”

Policia para Gjykatës së Shkupit

Policia para Gjykatës së Shkupit

Procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë, ka filluar në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë, raporton Portalb.

“Ne sot shpresojmë dhe kërkojmë nga forcat demokratike në Maqedoni që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve si gjithë qytetarët e Maqedonisë. Shpresojmë të mbisundojë drejtësia. Edhe pse nga ky shtet i kriminalizuar kjo është e vështirë, këtë e thonë edhe vetë qytetarët e Maqedonisë”, tha babai i të akuzuarit Muhamet Krasniqi (Malisheva), Gani Krasniqi, raporton Portalb.

Përndryshe, 29 pjesëtarët e grupit të armatosur, sipas aktakuzës akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast. /Portalb

LEXO: VIDEO të reja nga “Portalb” në Kumanovë: Lagjja e Trimave si në Bejrut

Exit mobile version