Policia në kërkim të demoluesve të carit, BDI e pakapshme

Si që u lajmërua dje, policia ka ndërmarrë aksion për të zbuluar se kush e dëmtoi përmendoren e car Dushanit. Sipas ’24 vesti’ policia do t’i kontrollojë regjistrimet filmike nga kamerat e sigurimit. 

Sipas mediave, transmeton “24 vesti”, në këtë zhvillim, të pranishëm kanë qenë ministri për Ekonomi, Valon Saraçini, deputetja Ermira Mehmeti, kreu i Çairit Izet Mexhiti, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ndërsa ai që ka prishur përmendoren ka qenë kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani.

Sot askush nuk përgjigjet në telefon nga personat në fjalë të BDI-së komentojë për aksionin e policisë.

Dje për Portalb foli zëdhënësi i partisë i cili nuk ka mohuar as pohuar prezencën e funksionarëve të BDI-së në këtë aksion. Ai tha se BDI bën pak zhurmë por shumë punë në këtë drejtim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button