FSHM: Ministri Ivanovski nuk lejon të diskutohet për ligjin e të punësuarve në administratë

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës (MSHA) nuk lejon të zhvillohet procesi konsultativ për Propozim ligjin për administratorë dhe Propozim ligjin për të punësuarit në sektorin publik, bëjnë me dije nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHM).

Ministria e Ivanovskit para se të mbarojë procesi konsultativ i ka lëshuar në procedurë kuvendore dy ligjet në fjalë, gjegjësisht të premten me 6 dhjetor ndërsa afati i konsultimit, sipas rregullores së punës së Qeverisë së Maqedonisë është deri më 12 dhjetor.

FSHM ka dërguar letër deri te ministri i dikasterit në fjalë, Ivo Ivanovski për ta përkujtuar atë se sipas rregullores së Qeverisë ligjet nuk mund të shkojnë në procedurë kuvendore para se të mbarojë procesi i konsultimit me anët e interesuara të cilat japin mendime, vërejte dhe dhe propozime në lidhje me ligjet që propozohen.

“FSHM reagon deri te ministri për Shoqëri informatike dhe administratë për këtë veprim të MSHA. Presim nga ministri ta zbatojë procesin konsultativ në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë së Maqedonisë, Kodeksit të praktikave të mira për pjesëmarrjen e sektorit civil në procesin e krijimit të politikave dhe Udhëzimit për mënyrën si të veprojnë ministritë gjatë procesit të vlerësimit të ndikimit të rregullativave” thuhet në reagimin e Fondacionit Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHM).

 

Lajme të ngjashme

Back to top button