Site icon PORTALB

Turqi, ndërron jetë foshnja një vjeçare siriane

Refugjatë

Refugjatë

Foshnja refugjate siriane Garam Berdosh (1) vdiq në terminalin e autobusëve në Adana, në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët të cilët kanë vënë re se vajza, e cila ishte pranë nënës, nuk po lëvizte, e thirrën policinë.

Ekipet e policisë dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi u transferua në morgun lokal për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Thuhet se nëna e foshnjës ka ikur nga lufta në Siri në Adana, ku e ka pritur autobusin për në Stamboll.

Lidhur me këtë rast është ngritur hetim.

Exit mobile version