Site icon PORTALB

Poposki për vizitë pune në Kosovë

Thaçi-Poposki

Thaçi-Poposki

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Republikën e Kosovës me ftesë të zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale mes dy qeverive për kushtet për udhëtim të shtetasve të të dy vendeve. Marrëveshja parashikon kalim të kufirit shtetëror me letërnjoftim biometrik për qëndrim të shkurtër.

Në takim, ashtu siç informojnë nga MPJ-ja, do të bisedohet edhe për projekte për bashkëpunim ndërkufitar dhe projekte për lidhje më të mirë.

Exit mobile version