Site icon PORTALB

Mund të fillohet nga hamendjet, por baza janë faktet

[Recension: “Thaçi në Çair nuk mund të gjenë kandidat për deputet, PDSH-ja në panik ku humbën antarët!”]

Të pushtuar nga presionet për të qenë gjithmonë në kërkim të lajmit, gazetarët mund të fillojnë kërkimet edhe për gjëra që nuk tëheqin menjëherë vëmendje por më pas hulumtojnë mbi to. Autori i tekstit që recensohet, ka ngritur shqetësimin për uljen e numrit të mbështetësve të PDSH-së, që është një çështje me interes publik por që do hulmtim për të dalë në përfundime me fakte.

Linku deri te artikulli origjinal: “Thaçi në Çair nuk mund të gjenë kandidat për deputet, PDSH-ja në panik ku humbën antarët”

Data dhe koha e publikimit: 30.01.2016, 09:38

Data e rencensionit: 02.02.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Çështja që trajton autori është, sipas tij, ulja e numrit të anëtarëve të PDSH-së dhe përpjekja e liderit të kësaj partie për të kthyer në radhët e saj, si dhe ish anëtarët e saj. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë dhe në prag të zgjedjeve interesi për zhvillimet brenda partiake kanë interes. Por kjo çështje kërkon analizë me shifra, dokumente si dhe njerëz. Diçka që nuk ndodh me tekstin që po recensojmë madje nuk e dimë se si mund ta besojë një lexues këtë kur autori nuk e dëshmon atë që thotë?

“Siç mësohet  jozurtarisht Thaçi ka ftuar disa personalitete publike që janë njohur si përkrahës të kësaj partie, duke i ofruar edhe pozicione në listat për deputetë.”

Nuk ka numra për sa persona bëhet fjalë, sa kanë ikur dhe sa personalitete publike janë ftuar nga Thaçi për të qenë pjesë e PDSH-së, e të mos flasim për emra ose dëshmi të tjera. Nuk ka asnjë tregues se PDSH-ja vërtetë qenka “në panik” për atë që autori (në titull) pretendon se është duke ndodhur.

“Gjahu i kësaj partie, kryesisht po zhvillohet në taborin e LR-PDSH, subjekti që ka arritur që të tërheq një pjesë të anëtarësisë, por edhe beteja për votues të rinj.”

Përfshirja e dy subjekteve në tekst nënkupton që, për hir të profesionalitetit, duhet të tentohet të merret prononcimi i tyre, për të vërtetuar ose hedhur poshtë pretendimet. Këtë sugjeron edhe Kodi Etik i Gazetarëve i cili porosit:

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Mungesa e zërave nga PDSH por edhe fakte të tjera e bëjnë tekstin mos të jetë i besueshëm dhe spekulativ, bazura vetëm në supozime. Nga ana tjetër një tekst i tillë merret edhe tendencioz sepse dëshiron të zhvlerësojë subjektin politik. Rënia e mbështetjes së PDSH-së është e vërtetueshme edhe me numrin e votave të marra ndër vite, por pa fakte lajmi mbetet sipërfaqësor dhe spekulativ.

Exit mobile version