Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme. Gjatë paradites, do të ketë nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës do të jetë moti më i kthjellët, njofton Portalb.

Temperaturat në mbarë vendin e Maqedonisë do të lëvizin nga -2 deri më 1 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 9 deri më 13 gradë celsius.

Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm. Gjatë mëngjesit do të ketë temperatura të ulëta dhe mëngjes të ftohtë, ndërkaq gjatë ditës do të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat gjatë mëngjesit do të lëvizin nga -1 deri më 1 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Exit mobile version