Site icon PORTALB

Alsat-M ‘mbret’ i mediave në minifutboll

Ekipi që pesë vite me radhë dominon në turneun e gazetarëve

Ekipi që pesë vite me radhë dominon në turneun e gazetarëve

Me solemnitet të veçantë ‘Radio Sportive 90.3’, ndau çmimet për ekipet dhe futbollistët më të mirë në turneun e mediumeve në minifutboll të vitit 2013. Me këtë rast, çmimi kryesor shkoi sërisht në vitrinën e TV ALSAT M, pasi nuk kishte konkurencë të denjë dhe për herë të 5-të në 6 vitet e pjesëmarrjes u shpall kampion i mediumeve.

ALSAT M në rrugën deri tek titulli i kampionit mundi TV ‘24 Orë’ me 13:2, TV ALFA me 5:3, ‘MPM’ me 7:1, Radion e Shkupit me 1:0 dhe në finale deklasoi Nova Makedoninë me 5:1. Në adresën e TV ALSAT M shkoi edhe çmimi për portier më të mirë të turneut, të cilën e fitoi gazetari dhe portieri Faton Zylbehari për mbrojtje të një penaltie, shënimit të 2 golave dhe të ndëshkimit të vetëm me karton të kuq në turneun e mediumeve.

“Përpos futbollit, këtu ka më shumë shoqërim. ndërsa fakti që ALSAT M është ekipi më i mirë i komponuar dhe luajnë futbollin më të mirë, kjo është një dhunti e dhënë nga Zoti. Ne dhe të tjerët duhet të mundohemi më shumë që të shënojmë fitore ndaj ALSAT M. Kjo skuadër edhe në të ardhmen do të jetë pjesë e turneut që e organizon Radioja Sportive 90.3”, deklaroi Toni Mitev, pronar i Sportsko Radio 90.3.

Exit mobile version